Alexis Sanchez është shumë afër transferimit te skuadra e Marseille.
Kiliani sonte udhëton në drejtim të qytetit francez për t’i përfunduar procedurat para zyrtarizimit te klubi i ri.
Lojtari është dakorduar për ta ndërprerë kontratën me Interin, për çka do ta marrë kompensim pagën e paraparë.
Sulmuesi, ndonëse kaloi te “Zikaltrit” për t’u rikthyer në formë, pas një eksperience të dështuar te Manchester United, nuk arriti të lërë shenjë.