Alban Ramosaj përjeton eksperiencën e frikshme në avion dhe zbulon kujt i shkroi gjatë atij momenti

Alban Ramosaj përjeton eksperiencën e frikshme në avion dhe zbulon kujt i shkroi gjatë atij momenti

Alban Ramosaj ka përjetuar një situatë shumë të frikshme ditën e sotme gjatë fluturimit me avion. Këngëtari ka treguar se avioni nuk është ulur në momentin e duhur për shkak të disa problemeve dhe si të mos mjaftonte kjo në njërin nga krahët e tij kishte filluar të dilte tym. Dhe gjejeni se çfarë ka bërë ai gjatë këtij momenti?


I ka dërguar motrës së tij, Beatrix, të gjitha kodet e rëndësishme që ka pasur në rrjete sociale, madje edhe pinin e llogarisë bankare. Por sapo e gjithë situata ka kaluar me sukses, ai i ka fshirë të gjitha mesazhet që i ka dërguar të motrës.

“Sapo përjetova një fluturim ku pajisjet e uljes nuk do të vendoseshin dhe kur ata e bënë pak para se të preknim tokën ne u detyruam të ngriheshim përsëri për shkak të një avioni tjetër në korsi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga krahu i djathtë  filloi të dilte tym. Gjithashtu, teksa ishim afër tokës i dërgova motrës sime gjithë kodet e mia, password-et dhe pinin e bankës. Por më pas fshiva gjithë mesazhet”, shkruan Albani.

Më pas ai është shprehur se pas kësaj ngjarje do të bëj një pushim nga fluturimet. Gjithashtua ai ka publikuar një video për të qetëusar fansat dhe ka treguar se ka arritur shëndoshë e mirë në shtëpi.

TAGS