Ajo i zgjodhi emrin, Olta Gixhari prezanton për herë të parë të birin me Armina Mevlanin

Ajo i zgjodhi emrin, Olta Gixhari prezanton për herë të parë të birin me Armina Mevlanin

Olta Gixhari ka prezantuar për herë të parë të birin me Armina Mevlanin.



Olta Gixhari udhëtoi për herë të parë para disa ditësh drejt Shqipërisë pas 1 viti mungesë. Me të mbërritur në Shqipëri, aktorja dha një intervistë për mikeshën e saj, Jonida Maliqin. E ftuar në emisionin “Jonida’s Room”, Olta zbuloi shumë detaje nga jeta e saj e re si nënë. Ndër të tjera ajo tregoi se ka qenë Armina Mevlani ajo që zgjodhi emrin për vogëlushin e saj, Amar.

Dhe sot Armina është njohur për herë të parë me të voglin, që e pagëzoi me emrin Amar. Ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto të saj dhe është shprehur shumë e lumtur që më në fund është njohur me vogëlushin. Në imazhin e publikuar, ajo, shihet duke mbajtur Amar në krahë dhe është kujdesur që të mos e zbulojë portretin e tij.

“Amar nuk të heq nga mendja, është i përhumbur”, – ka komentuar Olta në foton e Arminës dhe të birit.

Ndërkohë, që blogeren e kanë komplimentuar të gjithë ndjekësit, të cilët shprehen se i shkon shumë një fëmijë në krahë dhe e urojnë që së shpejti të bëhet dhe ajo nënë.

TAGS