“Ajo është më në fund këtu”, Eliona Pitarka sjell në jetë vogëlushen

“Ajo është më në fund këtu”, Eliona Pitarka sjell në jetë vogëlushen

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi…



Aktorja e “Klanifornias”, Eliona Pitarka është bërë sot nënë për herë të parë. Dhe këtë lajm të bukur ajo e ka dhënë me një postim në Instastory ku ka publikuar edhe foton e parë të vogëlushes.

“Ajo është më në fund këtu”, shkruan Eliona krah fotos së princeshës së saj, rrethuar me tollumbaca, buqeta me lule dhe dhurata për ardhjen e vogëlushes së saj në jetë.

Vetëm pak orë më parë aktorja kishte bërë një postim ku filmonte barkun dhe shkruante se do e marrë malli për shkelmimet e bebes së saj, por mezi po priste ta merrte në krahë.

Ndërkaq, jemi kuriozë për të mësuar emrin që Eliona i ka vënë të voglës së saj.

TAGS