Agron Llakaj drejt largimit nga “Vizion Plus”? Aktori i humorit: Kur diçka nuk shkon mirë, unë shkëputem

Agron Llakaj drejt largimit nga “Vizion Plus”? Aktori i humorit: Kur diçka nuk shkon mirë, unë shkëputem

Aktori i dashur për publikun Agron Llakaj, ka lënë të kuptohet është drejt largimit nga ‘Vizion Plus’. Teksa ishte i ftuar në emisionin “A Shoë”, Llakaj tha se ai nuk e ka shqetësim marrëdhënien me pronarin e televizionit, por gjithmonë e do dhe mbështetjen e tyre.



Aktori shtoi se në punë kërkon që të ketë mirënjohje profesionale dhe nëse diçka nuk shkon në punë ai shkëputet.

“Nuk kam shqetësim në marrëdhënien me pronarët e televizioneve, por dua dhe mbështejten e tyre. Të rëndësishme që në punë timë të kem vazhdimisht mirënjohje profesionale. Jam një person shumë bashkëpunues dhe kur diçka nuk shko mirë unë shkëputem”, u shpreh aktori.

Gjithashtu ai shprehet se ka mish të mirë, duke i referuar spektaklit të humorit Al Pazar, por shton se do një pjatë akoma më të bukur për ta vendosur.

TAGS