AGK dhe Inspektorati i punës monitorojnë kushtet e punës së gazetarëve 

Përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe të Inspektoratit të Punës do të takohen sot me qëllim të zyrtarizimit të nismës dy mujore, gjatë të cilës do të inspektohen të gjitha mediet në vend, përkatësisht do të monitorohen nga afër kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre.

Takimi ndërmjet kryetares së Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të mbahen në ora 13:00 në Zyrat e AGK-së.

Ndryshe, përmes këtij takimi pritet të zyrtarizohet nisma dy mujore me qëllim të inspektimit të mediave në vend dhe kushteve të punës së gazetarëve. /Telegrafi/

TAGS