Agjenti konfirmon të ardhmen e Hysajt

Agjenti konfirmon të ardhmen e Hysajt
18:21 | 24 Korrik 2019

Elseid Hysaj nuk ka gjasa të mbetet në Napoli këtë sezon, ka konfirmuar agjenti, mes Atletico Madridit, Tottenhamit, Juventusit dhe Romës që po interesohen për mbrojtësin.

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare beson se koha e tij në skuadrën e Napolit ka përfunduar.

“Do të shkoj nesër në kampin stërvitor Dimaro për të diskutuar situatën e transferimit për Hysajn”, ka deklaruar argjenti Mario Giuffredi për ‘Radio Marte’, përcjell lajmi.net.

“Hysaj nuk ka gjasa të qëndrojë në Napoli dhe do të punojmë deri në fund të verës për ta çuar në një klub tjetër, sepse Napoli ka aktualisht pesë lojtarë që luajnë mbrapa”.

“Unë mendoj se koha e tij në këtë fanellë ka përfunduar”./Lajmi.net/

TAGS