Agjenti i Rakiticit, Canales: Lojtari dëshiron të mbetet te Barcelona

Agjenti i kroatit Ivan Rakitic, Arturo Canales ka insistuar se mesfushori dëshiron të mbetet te Barcelona përkundër spekulimeve për një largim gjatë verës.

Marrëveshja aktuale e kroatit në Camp Nou shkon deri në verën e vitit 2021.

Barcelona nënshkroi me mesfushorë si Arturo Vidal e Arthur Melo verën e kaluar dhe kanë një marrëveshje për të nënshkruar Frenkie De Jong këtë verë dhe me këtë kanë dalë thashetheme për një largim të Rakitic.

Lexo po ashtu:

Sipas mediumit Diario Sport, mesfushori qendror ka tërhequr interesim nga një numër klubesh përfshirë Chelsean dhe Interin, por agjenti i tij ka thënë se Rakitic dëshiron të mbetet në Camp Nou.

“Ivan dëshiron të largohet nga Spanja në verë? Kjo nuk është e mundur”,  ka thënë fillimisht Arturo Canales nga Diario Sport.

Javën e kaluar në ceremoninë e shpërblimeve të El Mundo Deportivo, vetë Rakitic tha: “Do të doja të rinovoja dhe të qëndroja për shumë vite”.

Lexo po ashtu:

Rakitic synon të fitojë titullin e tij të katërt të ligës në pesë vjet me Barçën, me të cilët ai u bashkua nga Sevilla në verën e vitit 2014 për 18 milionë euro.

Kroati ka fituar edhe katër trofe të Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar 33 gola në 244 paraqitje. /Telegrafi/

TAGS