Administrata e Barnave në ShBA: Kujdes me dezinfektuesit e duarve, disa mund të shkaktojnë marramendje, kokëdhimbje dhe verbërim

Administrata e Barnave në ShBA: Kujdes me dezinfektuesit e duarve, disa mund të shkaktojnë marramendje, kokëdhimbje dhe verbërim

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA ka shtuar më shumë lloje të dezinfektuesve të duarve në lisën, si produkte të kontaminuara me metanol toksik.

Më shumë se dy lloje të produkteve sanitare të duarve të shitura nga Meksika, që janë në treg me emrin Blumen, përmbajnë nivele të larta të metanolit dhe janë rekomanduar të tërhiqen nga tregu.

FDA tha që ka parë një rritje të produkteve që përmbajnë etanol, i njohur edhe si alkooli etilik, që testoi pozitiv në testet për kontaminim me metanol.

Metanoli mund të jetë kërcë.nues për jetën nëse futet në gojë dhe toksik për lëkurën.

ShBA ka raportuar gjithashtu raste të verbërisë, shtrime në spital dhe vde.kje tek të rritur dhe fëmijët pas pirjes së produkteve të tilla apo përthithjes së tyre përmes lëkurës.

Metanoli ose alkooli i drurit siç njihet shpesh, përdoret në antifriz dhe për prodhimin e karburanteve.

Ekspo.zimi ndaj kësaj substance mund të shka.ktoj marramendje, dhimbje koke, agjitacion, amnezi dhe komë.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, këshillon njerëzit që në vend që të përdorin dezinfektues të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë.

Në raste të tejra ata rekomandojnë përdorimin e dezinfektuesve me bazë alkooli që përmban më pak 60% etanol./Gazeta Express/

TAGS