Adisa Cacaj ka nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit

Adisa Cacaj ka nevojë për ndihmë për shërim jashtë vendit

Adisa Cacaj nga Deçani është vetëm 11 vjeçare dhe është diagnostikuar me sëmundjen Leokemi Akute.

Familja e saj ka nevojë për ndihmë në mënyrë që të mundësohet grumbullimi i mjeteve financiare për shërimin e saj.

Përfaqësuesi i familjes, Dardan Ahmetaj ka thënë për Telegrafin se gjendja e saj gjatë ditës së mërkurë është përkeqësuar.

Ai tha se në aksionin për të mbledhur mjetet financiare është duke marrë pjesë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili edhe përmes një postimi në Facebook ka kërkuar ndihmë për Adisën.

“Të dashur qytetarë, Adisa Cacaj është diagnostifikuar me sëmundjen Leokemi Akute. Adisa ka nevojë për ndihmën e të gjithë shoqërisë, kontributin tuaj mund ta bëni përmes gjirollogarisë, poashtu edhe në qendër të qytetit, ku sot, kemi filluar të bëjmë grumbullimin e mjeteve financiare”, shkruan Ramosaj.

Më poshtë gjeni të dhënat, ku mund të kontribuoni për të ndihmuar 11-vjeçaren, Adisa Cacaj.

TAGS