Abbad Ramadani, portieri i talentuar i FC Shkupi, i cili është vetëm 16 vjec, sot debutoi në fanellën e FC Shkupi në ndeshjen miqësore kundër Dinamo Tbilisi, në kuadër të përgatitjeve në Antalia të Turqisë, shkruan Open-TV.
Ai së bashku me bashkëlojtatët e tij festuan me rezultat 2-0.
Talenti Ramadani sot hyri në lojë në vend të portierit Kristijan Naumovski dhe gjatë minutave që ishte në fushë pati disa mbrojtje të suksesshme, duke ruajtur portën e tij të paprekur. Ai nuk pësoi gol as nga penalltia.
Kështu FC Shkupi promovoi edhe një lojtar nga shkolla e futbollit, ndërsa portierit të ri i mbetet të vazhdojë me punë dhe me padurim të pres rastin e tij edhe në ndeshjet kampionale. /Open-TV