‘A shtatzënë je a’, bashkëshortja e Lumit B habit me përgjigjen

‘A shtatzënë je a’, bashkëshortja e Lumit B habit me përgjigjen

Shtatëzënë për herën e dytë? Bashkëshortja e Lumi B thyen heshtjen

Bashkëshortja e reperit, Lumi B, Miranda, nuk preferon të shfaqet shumë në publik, megjithatë ajo njihet nga shumë ndjekësit e Lumit, sepse është mjaft aktive në rrjetet sociale.

Shpeshherë përmes disa pyetësorëve në rrjetin social “Instagram”, ajo komunikon me ndjekësit duke i mbajtur aktiv.

Një prej ndjekësve e kishte pyetur Mirandën, se a është shtatzënë.

“Je shtatzënë?”, e ka pyetur dikush.

“Unë se disha qe jom”, i është përgjigjur Miranda, duke treguar se nuk është në pritje të ëmbël.

Ajo ka treguar ndër të tjera se dëshiron të ketë 3 fëmijë. Ndërsa e pyetur për gjininë e fëmijëve të tjerë që do të ketë në të ardhmen, ajo është përgjigjur:

“Më së pari shëndosh e së dyti djemtë i dua shumë, kështu që djalë”.

Miranda dhe Lumi B janë prindër të një djali të quajtur Blin.

Ndërkohë i ftuar para disa ditësh në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, Lumi B tregoi historinë e njohjes me bashkëshorten.

Reperi zbuloi se me Mirandën është njohur që në moshën 20-vjeçare. Lumi B tregoi se me të është njohur në një festë dhe në fakt ai nuk kishte shkuar për Mirandën, por për një vajzë tjetër. Por siç duket fati ka dashur që ata të bëhen bashkë me njëri-tjetrin dhe që vajza që i tërhoqi realisht vëmendjen në festë të bëhej bashkëshortja e reperit.

TAGS