A po largohet nga Chelsea? Flet Lampard

A po largohet nga Chelsea? Flet Lampard

Lampard thotë se do të vazhdojë edhe më tutje të qëndrojë te Chelsea.

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, ka folur për projektin e klubit.

Anglezi erdhi tek ‘The Blues’ në vitin 2019, pas dorheqjes së Maurizio Sarri, ku Chelsea fitoi Europa League.

Lampard ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij, por ai dëshiron edhe më tej bashkpunimin me klubin.

‘Sa i përket kontratës time, koha si duket po fluturon dhe tani kam vetëm 18 muaj të mbetur’, tha 42 vjeçari.

‘E ndjeva kur erdha në klub, e dija që rrethanat do e bënin pak të pazakontë për të mos thënë më të vështirë menagjimin në vitin e kaluar. Unë ndjeva se e morra punën në rrethana më ndryshe se menagjerët e kaluar, dhe njerëzit u treguan të kuptueshëm për këtë’, tha ai.

‘Tash ndjehem se duhet të punoj për planin afatgjatë, blerjet e reja që bëmë në verë, veçanërisht Thiago Silva, janë përforcim i tanishëm por kemi edhe lojtarë që do të tregojnë më të mirën të ardhmen. Normalisht që është në duart e pronarit dhe zyrtarëve përgjegjës por unë duhet të fokusohem tani, dhe fokusi im është Leeds United’, përfundoi Lampard.

TAGS