A ndihmon ecja e mëngjesit në humbjen e peshës?

A ndihmon ecja e mëngjesit në humbjen e peshës?

Shume njerëz e praktikojnë ecjen e mëngjesit me qëllim për të humbur peshë. Mirëpo cila është e vërteta rreth kësaj teorie?

Benefitet e ecjes në mëngjes janë:

Djegia e kalorive– Ecja është një ushtrim kardiovaskular i mrekullueshëm për të djegur kalori. Të gjitha aktivitetet të cilat i rrisin të rrahurat e zemrës ndikojnë në humbjen e kalorive.

Djegia e dhajmit– Sipas ekspertëve, ushtrimet aerobike intensive, si dhe ecja intensive e mëngjesit mund të jenë zgjidhja e duhur për djegien e dhjamit në trup.

Përmirësimi i metabolizmit– Krahas benefiteve të tjera, një benefit shumë i rëndësishëm i ecjes në mëngjes është përmirësimi i proceseve metabolike. Nëse ecni në mëngjes, atëherë tërë ditën organizmi juaj do të funksionojë më mirë.

Tonifikimi i muskujve– Krahas ushtrimeve në palestër apo vrapit, edhe ecja siguron një tonifikim të lehtë të muskujve, sidomos të muskujve të këmbëve si dhe krahëve.

Disa benefite të tjera të ecjes së mëngjesit janë: ndihmon në fokusim më të mirë, përmirëson qarkullimin e gjakut, përmirëson shëndetin e zemrës si dhe lehtëson simptomat e depresionit. /Gazeta Express

TAGS