A flet anglisht Messi, do të befasoheni me përgjigjen

A flet anglisht Messi, do të befasoheni me përgjigjen

A flet lojtari shumë i njohur Lionel Messi anglisht?

Të gjithë pyesin nëse GOAT (më i madhi i të gjitha kohërave) Messi a dinë anglisht? Më poshtë do të mësoni për këtë gjë

Lionel Messi është i aftë që ta bëj të pamundurën në fushë dhe me të drejtë cilësohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Trashëgimia e tij është tashmë e shkruar në Barcelonë ku ai është sinonim i klubit dhe qytetit.

Por a flet argjentinasi anglisht?

Pasi që ka kaluar tërë jetën e tij duke jetuar në vende spanjisht folëse, si në Argjentinë dhe Spanjë, është e sigurt të themi se Messi nuk di anglisht.

Sulmuesi i Barcelonës ka mundësi që i kupton pak fjalë anglisht, por Messi e njeh mirë vetëm spanjishten dhe katalonishtën.

Futbollistët jo anglez zakonisht e mësojnë një gjuhë kur luajnë në një klub të Europës e ku anglishtja dominon si gjuhë. Cristiano Ronaldo, për shembull, e njeh mirë anglishten pasi që ka luajtur në Manchester United dhe pavarësisht se u larguar për në Real Madrid ai ende e njeh mirë këtë gjuhë.

Ronaldo madje njëherë kishte bërë si përkthyes për Messi dhe Neymar, pasi që asnjëri nuk di anglisht, gjatë ndarjes se ceremonisë së Topit të Artë më 2016.

Të tre superyjet ishin në garë për t’u shpërblyer për vitin 2015, me Messi që kishte marrë çmimin për të pestën herë.

Ronaldo, i cili ishte duke luajtur për herë të parë me Real Madridin, kishte përfunduar në vendin e dytë, Neymarin në të tretin.

“Ne ishim afër, por gjithmonë kemi pasur marrëdhënie të mira”, kishte bërë humor Ronaldo kur ishte pyetur për përvojën e tij në atë gala me Messi.

“Para galas, në skenë, isha përkthyes i Neymar dhe i atij (Messi). Ju thashë se duhet të më paguajnë”.

Përderisa Messi nuk flet anglisht, partnerja e tij Antontella e flet gjuhën shumë mirë.

Më 2019, 11 vjeçari Mackenzie O’Neill përjetoi befasinë e jetës së tij kur ai dhe familja e tij u përplasen me atë të Messi, të cilët ishin në Antigua për pushime me fëmijët e tyre.

Messi e ftoi të riun të luajnë futboll me të dhe me djalin e tij, Thiago.

“Gruaja e Messit (Antonella) përkthente për shkak se ajo e dinte anglishten shumë mirë”, tha Mackenzie.

“Më vonë përfundova duke notuar me Messi dhe ne ishim në një anije të vogël dhe kaluam shumë kohë bashkë në ujë”.

“Messi ishte me familjen e tij në plazh. Unë isha me të mitë dhe fillova të luajë pak metra larg tyre”.

“Babai i tyre Jorge më pasoi topin dhe me tha nëse dëshiroja të luaja me ta dhe pastaj në luajtëm futboll me Thiagon dhe Messin për 45 minuta”.

“Të luash me Leon në ujë ishte shumë argëtim. Ai dukej si një baba normal. Po ashtu kuptova që Messit i pëlqente shumë se si luante djali i tij me fëmijët e tjerë”.

“Herën e fundit që Messi dhe familja e tij ishin këtu, unë po luaja me Thiagon dhe ja fala topin tim që ta mbante”, shtoi ai.

“Por ai vrapoi pas meje në plazh dhe instoi ta mbaja. Pas kësaj Messi dhe gruaja e tij me thanë lamtumirë muaj derisa me buzëqeshën. Kurrë nuk do ta harroi këtë gjë”.

TAGS