“A far l’amore comincia tu”, axurrët në fushën e Wembley me këngën e Raffaella Carrà si homazh për ikonën e Italisë

“A far l’amore comincia tu”, axurrët në fushën e Wembley me këngën e Raffaella Carrà si homazh për ikonën e Italisë

Për të bërë homazhe ndaj Raffaella Carrà, prezantueses dhe këngëtares së famshme italiane që u nda dje nga jeta, Federata e Futbollit kërkoi dhe mori leje nga UEFA për ta respektuar në momentin që futbollistë do të dalin në nxemje.


Tingujt e këngës së famshme “A far l’amore comincia tu” të kënduar nga ikona Carra do të dëgjohen në Wembley gjatë momentin që futbollistët italianë do të dalin në fushë.

“Humbja e një ikone si Raffaella Carrà – deklaroi presidenti i Federatës së Futbollit, Gabriele Gravina – një grua inovative dhe një artiste e jashtëzakonshme, i ka goditur të gjithë. Para ndeshjes Itali-Spanjë, ne duam ta kujtojmë me gëzim, duke dëgjuar së bashku muzikën e saj plot energji”.

TAGS