“A është rritur agresiviteti i virusit?”, flet mjeku Kapisyzi: Covid-19 është bërë më agresiv dhe më ngjitëse

“A është rritur agresiviteti i virusit?”, flet mjeku Kapisyzi: Covid-19 është bërë më agresiv dhe më ngjitëse

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë në ‘Facebook’ një video-mesazh të mjekut Perlat Kapisyzi, në të cilin ai shprehet mbi ndryshimet që ka pësuar virusi dhe forcën e tij të infektimit.



Kapisyzi shpreht se virusi ka pësuar mutacion duke u bërë më ngjitës dhe duke rritur ngarkesën virale te personi i infektuar.

Postimi i Manastirliut:

PYETJES: A është rritur forca e virusit

I PËRGJIGJET: Prof. Perlat Kapisyzi, i cili ka edhe një këshillë për sakrificën që i kërkohet çdo qytetari në këtë kohë të vështirë.

“Dëshironi të mbroheni nga virusi Sars Cov-2, doni të mbroni të dashurit tuaj nga Covid-19, a është rritur agresiviteti i virusit? Virusi Sars Cov-2 ka pësuar mutacion, ku një nga më të rëndësishmit është D 614 G, ky mutacion e ka bërë virusin më aftësi më ngjitëse, duke rritur ngarkesën virale te personi i infektuar. Studimet që prej vitit 1938 tregojnë se sa më e madhe është ngarkesa virale aq më e rëndë është forma dhe aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Në këtë këndvështrim virusi është bërë më agresiv. Prandaj përqasja më efikase në kushtet e mungesës së një mjekimi dhe vaksinës është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet secili prej nesh”.- u shpreh mjeku.

🗣#ZëriEkspertit PYETJES: A është rritur forca e virusit❓I PËRGJIGJET: Prof. Perlat Kapisyzi, i cili ka edhe një këshillë për sakrificën që i kërkohet çdo qytetari në këtë kohë të vështirë.#VendoseMaskën#Kufizo përhapjen e 🤜COVID19🤛#MbroShëndetin

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 21. Oktober 2020