A është Eden Hazard gati për të startuar, flet trajneri i Real Marid

A është Eden Hazard gati për të startuar, flet trajneri i Real Marid

Ylli i Real Madrid, Eden Hazard është gati për të luajtur ndeshjen e parë këtë sezon.

Zinedine Zidane nuk ka treguar nëse belgu do të startojë të martën në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Mönchengladbach.

Por, përderisa është i ftuar, sipas Zizu, është për shkak se është gati për lojë.

“Ai është mirë. Jemi të gjithë të lumtur që Eden Hazard është me ne dhe për më shumë nesër do të shohim. Më rëndësi është kthyer dhe është e rëndësishme që është me ne, diçka pozitive për ne”, u shpreh Zizu.

Hazard nuk ka bërë ende asnjë paraqitje këtë edicion, për shkak të dëmtimeve të shpeshta, por është kthyer dhe është gati për lojë.

TAGS