A e dini kush ishte Gefi?

A e dini kush ishte Gefi?

Në shtator të vitit 1931, familja Irving – James, Margaret dhe vajza Voirrey (13 vjeçare) – deklaruan se dëgjonin vazhdimisht gërvishtje dhe shushurima prapa paneleve të drunjta të shtëpisë së tyre.

Në fillim ata kishin menduar se bëhej fjalë për ndonjë mi, por më pas zhurma filloi të bëhej e ndryshme, herë si zë i qelbësit, herë si të lehurat e qenit, apo si gagaritjet e bebeve.

Krijesa shumë shpejt zbuloi aftësinë e saj që të fliste, me ç’rast e prezantoi veten me emrin Gef mungosi (lloj kafshe).

Gefi thoshte se kishte lindur në Nju Delhi të Indisë, në vitin 1852.

Sipas vajzës Voirrey, e cila ishte personi i vetëm që e pa qartazi këtë krijesë, Gef kishte madhësinë e një miu, me gëzof të verdhë dhe me bisht çufurrak (një mungos indian nuk duket kështu).

Gef herë pas here thoshte të ishte një mungos shumë i mençur, një shpirt tokësor, apo shpirt në formë bukle.

Në një rast ai kishte thënë se ishte “përbindësh” dhe se, po t’ia shihnin duart dhe këmbët, njerëzit do të alivanoseshin.

Shiko Videon:

TAGS