A do të lidhej Semi me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë? Këngëtarja: Do e shihja si…

Që prej nisjes së “Big Brother VIP”, publiku po priste një raport të tensionuar midis ish-it të Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe shoqes së saj të ngushtë, Semi Jaupajt.


Mirëpo, pavarësisht ndarjes së dyshes, Semi dhe Donaldi ruajnë marrëdhënie të mira dhe kanë shfaqur afrimitet shoqëror me njëri-tjetrin në këtë reality show. Megjithatë, fansat u “shqetësuan” për Borën duke nxitur aludimet se aktori i humorit dhe këngëtarja mund të shfaqin diçka më shumë se miqësi aty brenda.

Për më tepër, edhe vetë banorët kanë vënë në pikëpyetje raportin e Dolandit dhe Semit dhe kanë shfaqur dyshimet se mes tyre mund të ketë pëlqim.

Për të sqaruar këtë, tema u diskutua mes konkurrentëve teksa u shtrua pyetja “A do të lidheshe me ish-partnerin e shoqes së ngushtë?”, të cilës iu përgjigj Semi.

“Jo, kategorikisht jo. Sidomos nëse është shoqe e ngushtë absolotisht që s’do e bëja kurrë”, – tha Semi, duke shtuar se do e shihte si mundësi, vetëm nëse do të ishte ish-i dashuri i ndonjë shoqeje që ajo nuk dilte rregullisht, por kurrsesi që e kishte në rrethin e ngushtë.

Këngëtarja u shpreh se kurrë nuk do të heqë dorë nga parimet e saj, edhe pse banorët e “provokuan” disa herë.

TAGS