A do ta shkëpusë kontratën me PSG-në, vëllai i Ramosit zbulon detajet

A do ta shkëpusë kontratën me PSG-në, vëllai i Ramosit zbulon detajet

Vëllau i Ramosit tregon nëse Sergio do të shkëpusë kontratën me PSG-në.

Ditëve të fundit është spekuluar se PSG mund të shkëpusë kontratën me Sergio Ramos pasi klubit francez i ka kaluar durimi i pritjes së spanjollit për të qenë i gatshëm, pas lëndimeve të shumta.

Sergio Ramos ende nuk ka luajtur një ndeshje për PSG-në këtë sezon që nga transferimi i tij tek klubi francez në korrik.

Pas spekulimeve të fundit nga mediat e ndryshme se PSG mund të shkëpusë kontratën me spanjollit, ka reaguar vëllau i mbrojtësit spanjoll.

Vëllai i Sergio Ramos, Rene: “Sergio do të luajë për PSG-në sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai nuk do të pensionohet apo prishë kontratën. Nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Sergios”, ka theksuar ai për ‘el Mundo’.