Për momentin janë duke u zgjedhur prokurorët e rinj në Maqedoninë e Veriut. Një nga propozimet ishte që prokurorja Fatime Fetai të bëhet pjesë e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Megjithatë ajo u refuzua, gjegjësisht mori vetëm katër vota pro, nga gjithsej 11, raporton SHENJA.
Prokurorë në këtë prokurori u zgjodhën Lile Stefanova, Natasha Pop Trajkova, Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Katerian Kollbaeriç.
Për këtë pozitë kanë qenë 12 kandidatë.