Kur flitet për pandeminë dhe virusin Covid-19 automatikisht, mendja të shkon tek mjekët, sepse janë pikërisht këta persona që janë përballur e kanë luftuar me këtë virus.
Por institucionet shëndetësore edhe këtë herë kanë bërë dallime dhe ndarje etnike dhe çmime meritore nuk u kanë ndarë dy infektologëve që kanë qenë në vijën e parë.
Në listën e mjekëve që kanë marrë mirnjohje për shkak të luftës kundër Covid-19 mungojnë dy infektologët shqiptar, Ilir Demiri dhe Fadil Cana.
Për mungesën e dy mjekve reagime ka pasur shumë në opinonin publik.