Ejup Berisha
Z.Stevo Pendarovski Ministri i Shëndetësise së RMV-së Venko Filipqe nuk duhet të merret kot me Presidentin e Republikës Z Stevo Pendarovski por ai me shumë duhet të merret me qështjen që më se shumti e shqeteson dhe e tangon vendin dhe qytetarët apo me Pandeminë. Z.Ministër Filipqe mendoj se ju nuk keni kohë komoditet dhe hapsirë të filloni konflikt të panevojshëm dhe të kotë me Presidentin Stevo Pendarovski, por ju duhet me shpejtësi pa humbur aspak kohë të merreni me aktivitetet rreth zbutjes se gjendjes së rëndë që e ka kapluar vendin tonë me Pandemine.Z. Filipqe qytetarët nga ju presin aktivitete dhe masa konkrete që duhet patjetër ti ndërmerrni për ta tejkaluar krizën më të madhe shekullore shëndetsore.
Mund lirisht te themë se Presidenti i Republikës Z. Stevo Pendarovski është të paktën 9 hapa më përpara se ju si dhe të gjithë politikanët e tjerë të RMV-së sa i përket përpjekjeve dhe sktiviteteve për qetësimin e situatës së trazuar nga numri i madh i të vdekurve dhe të infektuarve me Virusin Korona.
Vlersoj se i pari i shtetit në kete rast është treguar dhe dëshmuar me intelegjent, me syhapur, me largpamës dhe më i përkushtuar. Z Ministër i shëndetësisë Presidenti i Republikes nuk eshte i ngarkuar me qështjen e sigurimit të vakcinave kunder Kovid 19 sepse vendi ka Ministri të Shëndetësisë si dhe institucione kompetente shëndetësore që duhet ti sigurojnë vakcinat dhe mjetet e tjera të nevojshme për trajtim dhe shërim të qytetarëve nga Pandemia. Z. Filipqe nëse nuk jeni të aftë që ta furnizoni vendin dhe qytetarët me vakcina atëher kerkoni ndihmë nga Presidenti i Republikes Z Stevo Pendarovski pasiqë jamë shumë i bindur dhe besoj se ai do tu del në ndihmë.Prandaj Z.Ministër mos hapni front të panevojshëm dhe qesharak me Preidentin e shtetit