Zeqirija Ibrahimi: Kush e bllokon ligjin e shtetësisë, do e bllokojmë gjithë shtetin
Sonte, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë anëtari i Kryesisë Qendrore të AlternAtivA-s, Zeqirija Ibrahimi.
“Kush e bllokon ligjin e shtetësisë, opozita shqiptare do bllokon gjithë Kuvendin. Kush e bllokon ligjin e shtetësisë, do e bllokojmë gjithë shtetin”, tha Ibrahimi.
“Tashmë është regjistruar 10 % e mërgatës shqiptare. Çdo përpjekje për t’a ndal regjistrimin është tentim për të ndal hovin e regjistrimit të shqiptarëve”, ka thënë nga Alternativa, Zeqirija Ibrahimi për TV 21.
Ibrahimi gjithashtu tha:”Do të bëjmë çmos që mos të ndërpritet regjistrimi – BDI është në krah të partive maqedonase VMRO-LSDM”.