Asociacioni i shoqatave dhe ansambleve folkorike shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut
Reagim publik kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me shpalljen e rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës se RMV
Asociacioni i Shoqatave dhe Ansambleve Folklorike Shqiptare në Republikën e Maqedonis së Veriut Reagon ashpër kundër diskriminimit të kulturës shqiptare në RMV me rastin e shpalljes së rezultateve të Konkursit për vitin 2021 nga Ministria e Kulturës së RMV për arsye se:
1. Numri i shoqatave dhe ansambleve shqiptare në RMV ështëi përgjismuar dukshëm krahasuar me numrin e shoqatave dhe ansambleve që u përkrahën vitin e kaluar.
2. Numri i projekteve të cilat janë përkrahur janë në baza joprofesionale, partiake, të manipulimeve dhe të dëshirave të bartësve të funksioneve në vetë Ministrinë e Kulturës sëRMV.
3. Buxhetet e ndara për projeketet e shoqatave dhe ansambleve shqiptare dukshëm janë zvogluar sipas kritereve tjera e jo kualitetit të projektit të parashtruara pranë komisioneve gjegjëse dhe nuk arrijnë as 5 %-shit krahasuar me projektet nga shoqatat dhe ansamblet joshqiptare.
4. Disa komisione nuk i kan lexuar ose i kan lexuar shkel e shko projektet e dorëzuara.
5. Asociacioni i shoqatave dhe ansambleve folklorike shqiptare këtë vitë sipas Programës Vjetore për v.2021 ka konkuruar ndër të tjera me projektin më ambicioz deri tani të përpiluar profesionalisht për Fesitvalin e Dytë tëFolklorit Burimor ,,Alush Hamidi 2021”( bardi i vërtet i kulturës dhe artit të shqiptarëve të RMV dhe ky projekt nuk është përfillur fare dhe Asociacionit i është ndarë njëshumë prej 50 mijë denarësh për harxhime tëpakërkuara(absurd). Edhe më tragjike Kryetari i Komisionit Emin Gaxha njeri i kulturës si duket nuk e ka lexuar projektin e Asociacionit dhe me këtë i ka bërë hile kulturës dhe veprimtarisë së Asociacionit duke ditur se ky subejktme veprimtarinë e deritashme ka përdëftuar se mbron me seriozitet dhe qasje aktive kulturën dhe artin shqiptar nëRMV.
6. Kërkojmë nga Ministrija e Kulturës së RMV që ti shqyrtojëtë gjitha kërkesat edhe njëher dhe të sjell vendime në bazëtë projekteve të dorëzuara dhe të mos lejojë që kjo padrejtësi të kërkohet përmes rrugëve tjera.
7. Asociacioni do ti mbroj edhe më tej interesat e shoqatave dhe ansambleve shqiptare në RMV edhe nëse ka nevojëedhe përmes protestave para Ministrisë së Kulturës,Qeverisë së RMV dh Parlamentit të RMV nëse nuk përfillen interesat e saja dhe kompetentët tregohen tëshurdhër ndaj këti reagimi.
Me respekt,
Asociacioni i Shoqatave dheAnsambleve Folklorike shqiptare në RMV
Kryetarë
Bedri Saliu
