Edhe këtë vit, testimi ekstern për maturantët filloi me probleme të shumta. Arsimtarët dhe nxënësit bëjnë të ditur se testimi i sotëm kishte gabime të natyrave të ndryshme, duke filluar nga pyetjet që kishin gabime të shumta në kuptim, opsione të njëjta për përgjigje, pyetje gabimisht të parashtruara e kështu me radhë. Burim Aliu, arsimtar i shkollës së mesme “Zef Lush Marku” tregoi se testimi në këtë shkollë filloi normalisht, përveç asaj që hasën në gabime në pyetje. Sipas disa pyetjeve që i kishte lexuar, ai kishte konstatuar se pyetjet ishin të përkthyera nga gjuha maqedonase përmes Google Translate-it.
“Deri tani testimi ekstern është zhvilluar pa asnjë problem….Për shembull ishte te përkthimi., pyjta ishte jo në gjuhën shqipe, por në gjuhën maqedone…. Unë po i shoh, nuk është i mirë ai përkthimi nga Google Translate, por duhet personi që është duhet të jetë adekuad për ate dhe për shembull nëse është i lëndës të konsultohet me lektorin të themi në qoftë se është i gjuhës shqipe ose i gjuhës tjetër pamarrë parasysh”, ka deklaruar Burim Aliu, arsimtar.
Një nxënës kishte fotografuar njërën prej pyetjeve që ishte e parashtruar në gjuhën maqedonase, ndërkohë që e njëjta do duheheshte që të ishte një gjuhën shqipe. Por kjo nuk është e gjitha, ata thonë që në këtë test kanë vërejtur edhe pyetje provokuese si dhe pyetje që si opsione zgjedhjeje kanë pasur dy përgjigje të njëjta duke krijuar kështu huti tek nxënësit.
“Unë si nxënës i ‘Zef Lush Marku’ në lëndën e Logjikës dhe kuptohet që gjatë testimit ekstern kemi hasur disa gabime p.sh. ka pasur pyetje të njejta, ka pasur edhe pyetje që nuk janë në gjuhën tonë, ka pasur në gjuhën maqedone dhe sipas përgjigjeve në një pyetje ka dy përgjigje të njejta dmth nuk din cilën ta klikosh”, tha një nxënës.
“Unë jam testuar në testim ekstern në gjuhën angleze, mendoj që testimi ekstern vazhdon të mbes ashtu pa u ndryshuar edhe duke menduar që nuk është mirë për ne si nxënës të tëstohemi. Vazhdon të ketë gabim testimi ekstern, vazhdon të jetë i njejti. Unë bile pash një në gjuhën shqipe që për shembull në vitin 1912 çfarë ka ndodhur, kur e dimë që në këtë vit ka ndodhur pavarësia e Shqipërisë, aty kishte opsione të ndryshme dhe asnjëra prej tyre nuk ishte e saktë”, u shpreh një nxënës tjetër.
Siç njoftoi Qendra Shtetërore e Provimeve, sot testimit ekstern u janë nënshtruar 18.600 nxënës të vitit të fundit të shkollës së mesme. Sot nxënësit janë testuar në njërën prej lëndëve, ndërsa në lëndën tjetër testimi do të zhvillohet ditën e enjte.