Ping pong mes institucioneve kompetente me mandatin për formimin e Qeverisë së re. Presidenca, Kuvendi dhe VMRO-DPMNE hedhin topin njëri-tjetrit për hapat e tjerë që duhet të ndërmeren pasi Gruevski nuk arriti të formojë Qeverinë për 20 ditët e kaluara. Sot duhet që kreu i VMRO-DPMNE-së t’ia kthejë mandatin presidentit Ivanov dhe më pas kreu i shtetit mandatin duhet të ja jep një lideri ose përfaqësuesi tjetër partiak. Nga VMRO-DPMNE gjatë gjithë ditës nuk ka pasur asnjë njoftim nëse Gruevski e ka kthyer mandatin ose kur do ta bëjë këtë. Ndërkaq nga vila e presidentit në Vodno kanë hedhur përgjegjësinë te Kuvendi duke thënë se kreu i institucionit më të lartë ligjvënës në vend duhet ta njoftojë nëse mandatari ka dorëzuar propozim për kabinetin e ri qeveritarë ose jo.
“Duke parë skadimin e afatit të parashikuar në nenin 90 nga Kushtetua e Maqedonisë, Kuvendi i Maqedonisë është i obliguar të njoftoj Presidentin e Maqedonisë, nëse mandatari ka dorëzuar program dhe propozim për përbërje të Qeverisë së re”, thonë nga kabineti i Presidentit të shtetit.
Por, ndërkohë nga Kuvendi i Maqedonisë konfirmuan për televizionin Shenja se e kanë njoftuar tanimë edhe zyrtarisht presidentin e vendit, Gjorgji Ivanov se mandatari Nikolla Gruevski deri në afatin e paraparë me ligj që skadoi mbrëmë në mesnatë, nuk ka dorëzuar propozim për kabinetin e ri qeveritarë dhe program për punën e Qeverisë. Pas përfundimit të këtyre procedurave, tani pritet që kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski të kthejë mandatin te presidenti Ivanov. Ky i fundit pritet që të njoftojë për veprimet e mëtutjeshme dhe nëse mandatin do t’ia jep liderit të partisë së dytë për nga numri i votave, Zoran Zaevit të LSDM-së apo një përfaqësuesi tjetër të VMRO-DPMNE-së.
Data 14.05.2025
Aktuale
- “Kishim përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar”- Gazment Bardhi reagon për rezultatin e zgjedhjeve në Fier: Do qëndrojmë të panënshtruar
- Iniciativa për Reforma në BFI: Xhamitë duhet të kontrollojnë BFI-në – Koha për të rikthyer legjitimitetin
- “Një nga proceset më të parregullta”- Jorida Tabaku: Gara ka qenë e pabarabartë! Këto zgjedhje kanë dalë jashtë çdo parashikimi
- VMRO-DPMNE: Taravari hoqi maskën e koalicionit të krimit
- Usamedin Nuhiu: Me 25 maj mbledhim bjeshkatarët dhe admiruesit e natyrës në Kumanovë, promovojmë shtegun Fadil Nimani-Tigri
- Interesimi nga top klubet, Fabregas merr vendimin për të ardhmen
- “Suksese në shërbimin ndaj popullit”- Zelensky uron Ramën: Vlerësojmë qëndrimin tuaj të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën
- “Leksion i madh qytetarie”- Ogerta Manastirliu reagon për fitoren e PS: Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë!