Lidhja e nxënësve shqiptar organizoi program solidarizues për ngjarjet e fundit në Halep. Ky program ngërthente fjalime, poezi, dhe lutje drejtuar gjithë muslimanëve të Halepit. Gjithashtu në fund u fal edhe namazi i trupave të pajetë, që mori kjo fatkeqësi. Kryetari i Lidhjes sëNxënësve Shqiptar Amar Rexhepi, tha që kjo ngjarje ka në cak realizimin e dy qëllimeve.
“Qëllimi i parë është të njoftojmë popullatën tonë me gjendjen që po përballen muslimanët atje, por edhe të nxisim ndërgjegjen e tyre që këta njerëz të mos t’i harrojnë sëpaku në duatë e tyre. Ndërsa qëllimi i dytëështë t’i themi botës së “civilizuar” se me heshtjen e tyre ata vetëm se po e mallkojnë veten”, tha kryetari i Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë, Amar Rexhepi.
Nxënës të shumtë, apelonin duke thënë që bota të jetë më syqelë, të mos heshtë më, por të marrë masa për gjendjen e këtyre personave.
“Ne jemi mbledhur t’i tregojmë botës, se duhet t’i hapi sytë, të shoh se ku është gjendja e myslimanëve. Apel, shikoni, shikoni ju është bota, jo vetëm këta në Siri, edhe ata që janë në Palestinë, edhe ata në Burma, ju lutem ngrihuni njëherë, vetëdijesohuni”, tha një nxënës.
Ndër vargjet e poezive të thurura nxënësit shprehnin keqardhjen për gjithë femrat që keqpërdoreshin, fëmijët që vriteshin dhe gjithë jetët që u shuan nga kjo ndodhi.
“Unë e desha jetën, e desha të jetoj, por po vetëvritem , sepse nuk dua që të abuzojmë me trupin tim hienat e Asadit dhe Iranit, kam duruar shumë…babin ma vranë, edhe ai shkoi me pengun se çfar po linte pas vetes dhe kujt po ja lë”, tha një nxënës.
“O Allah të lutemi ti shpërblesh nënat dhe motrat, nderi I të cilëve u thye në prani të burrave dhe fëmijëve të tyre. O Allah të lutemi të hakmerresh për çdo pikë gjaku të derdhur nga trupi i robërve”, u tha në lutjet që bënë të pranishmit.
Mesazhi kryesori lidhjes së nxënësve shqiptar sot ishte që t’i thonë njerëzve që të mos heshtin sepse edhe heshtja ndaj padrejtësive është krim në vete.
Emine Ismaili /SHENJA/
Nxënësit shqiptarë solidarizohen me fëmijët e… by tvshenjaofficial