Të tjera detaje mësohen në lidhje me vrasjen e Egli Pashollarit, ngjarje që ndodhi këtë të premte në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak se autorët dyshonin se viktima iu kishte ngacmuar të motrën.
Po ashtu viktima Pashollari njihej si pjesë e grupit të Shullazit por nu dihet nëse ngjarja ka apo jo lidhje me konflikte për aktivitete të paligjshme apo është një sherr banal.
Ndërkohë njëri prej autorëve është identifikuar si Gazment Buçpapa.


