Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranë, ku 32-vjeçari Egli Pashollari ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në kurriz.
Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është sulmuar menjëherë pasi ka dalë nga automjeti i tij, gjatë një konflikti të ndodhur në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Si pasojë e plagëve të marra nga mjeti prerës, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.


