Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, e ëma e Marjanit rrëfeu se domethënien e letrave, të cilat ishin 10 copë, nuk arriti ta kuptonte dhe se ia ka dorëzuar policisë.
“Letrat janë pa lidhje njerëzore, nuk i kuptoj. Unë i gjeta, ia dorëzova policisë, janë fjalë pa lidhje, të pakuptimta, nuk arrij t’i kuptoj.
Thika që përdori djali nuk është e imja. Letrat i gjeta në dhomën e pritjes ku flinte djali. I kishte shkruar në fletë formati, kishte 10 copë”, tha rrëfeyer nëna e Marjanit.
Ajo tregoi se Marjan kishte filluar të mbyllej në vetvete dhe “mezi nxirrte fjalët nga goja”, duke shtuar se e kishte dërguar tek doktoresha e mushkërive, ndërsa kjo e fundit i kishte sugjeruar të shkonin tek një neurolog.
“Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha e mushkërive i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës”, tregoi nëna e 25-vjeçarit.
Marjan Kodheli masakroi me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, krim që tronditi vendin mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u arrestua nga policia disa orë pas krimit.


