Një përplasje e ashpër është zhvilluar në mes të komentatorëve politikë, Halil Matoshit dhe Blerim Gashit lidhur me votat në ambasada dhe konsullata të Kosovës.
Gashi ka thënë se procesi i votimit në Kosovë është përcjellë me pengesa për shkak të rënies së faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve.
Por megjithatë, ai ka theksuar se në ambasada ka pasur njerëz profesional që janë marrë me procesin e votimit.
“Është ka vlon jo veç diaspora, por krejt procesi sepse me i fry zjarmit të dyshimit kur e ke një KQZ që është haku faqja e internetit është leht me prodhu potpuri dhe fake news, të cilat e prekin sentimentin. Tash shumica dërrmuese në ambasada janë profesional”, ka thënë Gashi.
Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Matoshi.
“Ku është shkolla e Kosovës në fund të pusit. Ti del thu që për katër vjet paske çu njerëz profesional. A po te beson najkush?”, ka thënë Matoshi.
“Ku po ta nin ty, a më besojnë a jo?”, ka reaguar Gashi.
Tutje, debati mes tyre ka vazhduar edhe për votat e diasporës, për të cilat Gashi tha se ka pasur opinione nga fytyra publike që “ata po i mashtron Albini”, derisa i njëjti më pas u kundërshtua nga Matoshi.
“Duhet ta kuptojmë që nuk munesh me i rrejt njerzit krejt kohën. Qysh kanë qejf një pjesë e konsiderueshme e fytyrave publike me thanë që diaspora janë injoranta, s’ban me i lanë me votu, ata i ka mashtru me propagandë Albini”, ka thënë me ironi Gashi.