Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti ka vlerësuar institucionet që sipas tij në kohë rekord sanuan dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc.
Ai thotë se të gjitha sfidat i tejkalojmë bashkë.
Postimi i plotë:
Punë e jashtëzakonshme dhe përgatitje e lartë e institucioneve tona të cilat në kohë rekord sanuan në masë të madhe dëmin e shkaktuar në Ibër Lepenc. Çfarëdo sfide e tejkalojmë bashkë, e edhe ky sulm veçse shfaqi frymën e fuqishme të bashkëpunimit, kontributit e angazhimit të institucioneve tona.