Një turist amerikan ka vizituar këto ditë Kosovën, ndërsa ka rezervuar një dhomë në një prej hoteleve, të cilin sipas tij, i kanë thënë se është “më i bukuri”.
Ai është habitur kur ka hyrë në dhomën e hotelit dhe ka parë se tualeti ishte në dush.
“Ky konsiderohej të ishte hoteli “më i bukur”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
“Hoteli ynë në Kosovë. Po, tualeti ishte në dush. Plus, ky konsiderohej të ishte hoteli “më i bukur”. Duhet të mbani mend të hiqni letrën higjienike përpara se të bëni dush, ka shkruar turisti amerikan.
Ai ka thënë se ka udhëtuar në shumë vende dhe ka parë edhe gjëra tjera të çuditshme, por jo tualetin në dush.
“Disa nga dhomat e tjera kishin një hapësirë ëtë vogël dushi me një ndarës pranë tualetit. Ky është thjesht një dizajn i keq”, ka shkruar turisti i cili ka marrë një lum reagimesh, ku shumica prej tyre ishin me përgjigje qesharake për menyrën se si tualeti ishte vendosur në dush.