Cristiano Ronaldo po insiston që ta sjellë lojtarin e Manchester Cityt në Arabinë Saudite tek Al-Nassr.
Bëhet fjalë për mesfushorin belg të “Qytetarëve”, Kevin De Bruyne, i cili duket larg rinovimit të kontratës me Manchester Cityn.
Kontrata aktuale e belgut me Cityn do të përfundojë në fund të këtij sezoni, derisa klubi anglez ia ka ofruar kontratën e re, por me ulje page.
Megjithatë, pagë shumë më të lartë do të përfitonte në Arabinë Saudite, nëse De Bruyne pranon ftesën e Cristiano Ronaldos.
Siç raportohet, Al-Nassr është i gatshëm t’i ofrojë De Bruynë një pagë prej 1 milionë eurosh në javë, nëse nënshkruan me klubin saudit.
De Bruyne është pjesë e Cityt që nga viti 2015, kur u transferua nga Ëolfsburgu, për shumë rekorde për klubin atëbotë.
Këtë sezon me Cityn, 33-vjeçari ka vetëm gjashtë ndehsje të luajtura, në të cilat ka shënuar një gol dhe ka asistuar një tjetër.