Abdush Demiri do të jetë nënkryetar i ri i Komisionit Shtëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
Kuvendi sot e zgjodhi atë me shumicë votash prej 74 votash në pozitën e nënkryetarit.
Përbërja e re KSHZ ndryshoi pas rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa Demiri ishte anëtar i KSHZ si përfaqësues i koalicionit VLEN.
Demiri në të kaluarën ka ushtruar detyrën edhe të drejtorit të Agjencisë për punësim.(INA)