Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të këtij viti.
Të përzgjedhurit e Sylvinhos pësuan humbje sonte në miqësoren ndaj Kilit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, përfundoi me rezultatin 0:3.
Eduardo Vargas (20′), Marco Bolados (83′) dhe Victor Davila (90+2′) shënuan golat e fitores për Kilin.
“Kuqezinjtë” nuk është se treguan shumë në këtë lojë, andaj edhe rastet për shënim nuk ishin fare serioze.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë masat e marrura nga Sylvinho, duke marrë parasysh se Kombëtarja shqiptare do të jetë pjesëmarrese në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Vlen të theksohet se me fanellën kuqezi debutoi sonte sulmuesi nga Kosova, Arbër Hoxha.
Ndryshe, Shqipëria pas tre ditësh do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore, në udhëtim ndaj Suedisë.