Frank Riberi e ka mbyllur me futbollin e luajtur që në vitin 2022. Por edhe pse kaloi shumë vite në Gjermani te Bajern Mynih, ai vazhdoi të jetonte në Itali, ku luajti në edicionet e fundit të karrierës.
Më saktësisht, ai nuk u shkëput nga Salernitana, edhe pse kjo skuadër notonte në ujëra të turbullta në Serinë A, ndërsa tashmë është gati që ta ndihmojë që të tentojë një mrekulli sportive.
Salernitana aktualisht mbyll renditjen e Serisë A dhe situata nuk është ndër më të mirat pasi ka ndryshuar deri tani trajnerët me radhë duke filluar nga Paulo Soza, për të vazhduar me FIlipo Inzagin e më pas me Fabio Liveranin.
Pas shkarkimit të këtij të fundit, drejtimin e ekipit do ta marrë Stefano Kolantuono, me ish-futbollistin francez i cili do të jetë pjesë e stafit të tij teknik.
Riberi ka qenë në rolin e këshilltarit sportiv në klubin italian, por tashmë do të bëhet pjesë aktive e punës me skuadrën.
Ai do të jetë zëvendësi i Kolantuonos në pankinë, në mënyrë që të ndihmojë këtë të fundit, por edhe të fitojë eksperiencën që i duhet pasi po mendon që t’i hyjë botës së trajningut.