Olimpiakos U-19 regjistroi ditën e sotme një kualifikim madhështor, teksa mposhti Bajernin U-19 me rezultatin 1-3 në duelin çerekfinal të vlefshëm për “UEFA Youth League”, duke arritur të sigurojë kualifikimin për në fazën gjysmëfinale.
Protagonist në këtë përballje ishte dhe portieri shqiptar, Anxhelo Sina, i cili zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike. Grekët arritën të shënonin 3 gola në pjesën e parë me Mouzakitis, Papakanelos dhe Kostoulas, ndërkohë që për gjermanët golin e vetëm e shënoi Ramsak në minutën e 63.
Për sa i përket Anxhelo Sinës, falë paraqitjeve fantastike gardiani shqiptar është kontaktuar nga trajneri Alban Bushi, i cili e ka në planet e tij portierin 20-vjeçar.