Janë ndarë 2.4 milionë euro për rinovimin e tërësishëm dhe zgjerimin e stadiumit të Shtimes.
Kështu bënë me dije Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë në një njoftim në Facebook.
Stadiumi i qytetit do të jetë modern dhe sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-së.
Projekti do të përmbajë ndërtimin e tribunave të reja për rreth 1 mijë e 200 shikues si dhe pjesët tjera përcjellëse te stadiumit siç janë zhveshtoret, hapësira teknike e hapësira për media.