Lionel Messi ka shënuar një gol mahnitës për Inter Miamin mëngjesin e sotëm (e premte) kundër Nashville SC në ndeshjen e parë të 1/8-tës së në Kupën e Kampionëve së CONCACAF.
Inter Miami ka barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë ndaj Nashville SC të zhvilluar në ‘Geodis Park’.
Më meritori për këtë barazim të klubit nga Florida, padyshim se ishte ylli argjentinas, Messi.
Pas një disavantazhi prej 2-0, Messi mori në dorë frenat e Inter Miamit duke ngushtuar rezultatin në minutën e 52-të.
Ylli argjentinas shënoi një gol mahnitës nga distanca, ku fillimisht mori mirë një top nga Luis Suarez përpara se të godas me mjeshtëri me këmbën e tij të majtë të preferuar.
Në fund të ndeshjes apo më saktë në minutat shtesë ishte Suarez, i cili shënoi me kokë për rezultat përfundimtar 2-2.
Ndryshe, Inter Miami mposhti Nashville me penallti sezonin e kaluar për të fituar Kupën e Ligës pas ardhjes së Messit, Sergio Busquets dhe Jordi Alba. /Telegrafi/