Me 62 vota “pro” Kuvendi ka zgjedhur Ljupço Kocevskin si kryeprokuror publik të shtetit. Ai ka qenë kandidati i vetëm, pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Fatime Fetai nuk është diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar. Kocevski ka marrë mandat gjashtëvjeçar. Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Më shumë se një vit më parë ai u bë pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës, mes dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.
Data 22.07.2025
Aktuale
- Mucunski: Investime, infrastrukturë, jetë më e mirë – Politikë e jashtme që sjell rezultate
- ASH e Taravarit: Aliu po mashtron punonjësit shëndetësorë në Tetovë
- Ushtarët amerikanë me patrulla për sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm
- SHBA-ja mbështet zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë: Potencial për rritje ekonomike dhe siguri globale
- Gashi: Zgjedhjet lokale do të shpallen në gjysmën e parë të gushtit
- Shamitë: Aksesorët e pazëvendësueshëm që po revolucionojnë modën
- Zjarri përfshin një banesë në Korçë! Lëndohet pronari, dërgohet me urgjencë në spital (PAMJE)
- Bytyqi: Buxhet i pazhvilluar për ryshfet parazgjedhor, qeveria indiferente ndaj nevojave reale të qytetarëve