“Opozita dhe veçanërisht VMRO-DPMNE nuk janë të gatshme të përballen me sfidat e mëdha dhe arritjen e qëllimeve strategjike të shtetit – integrimin në BE dhe NATO, dhe kjo shihet nga sjellja e tyre dhe deklaratat e ndryshme të pakoordinuara”, tha deputeti i LSDM, Mile Talevski në “24 Aaliza” në TV24.
Ai shtoi se është e nevojshme që të gjithë deputetët të gjejnë një mënyrë të punojnë në interes të qytetarëve për të vazhduar integrimin evropian dhe për të arritur qëllimin e dytë strategjik, që është anëtarësimi në BE.
“Kanë rënë në ujë të gjitha gënjeshtrat e opozitës se maqedonasit do të bullgarizohen, se do të cenohet identiteti kombëtar maqedonas. Pas 17 vitesh kemi nisur negociatat me BE-në, ka nisur një proces skrining. Tani duhet të gjejmë një konsensus për të vazhduar negociatat”, tha Talevski.
Deputeti tha se nuk është cenuar identiteti maqedonas dhe me marrëveshjen për FRONTEX është çimentuar gjuha maqedonase.
VMRO-DPMNE nuk ka guxim dhe forcë për t’u përballur me qëllimet strategjike dhe interesat e qytetarëve dhe është në kërkim të mënyrës për të vulgarizuar tërë procesin”, tha Talevski.