Blerja e duhanit nga korrja 2022 është drejt fundit. Në pikën blerëse në Studeniçan të Shkupit, prodhuesit e duhanit janë të kënaqur me çmimin mesatar të blerjes, i cili këtë vit është 285,9 denarë.
Gjithashtu, siç thonë ata, janë të kënaqur me sasinë e të korrave dhe vlerësimin – këtë vit pjesa më e madhe e duhanit blihet në klasë të parë.
“Kam prodhuar tetë tonë duhan këtë vit”. “Krahasuar me vitet e tjera, ky vit është i mirë, blerja nuk është e keqe, në fillim ka qenë pak më e dobët dhe më pas e kanë vlerësuar si të klasit të parë dhe këtu është fitimi i fermerëve”, tha një prodhues i duhanit për Agrotim./Lajmi i plotë.