Produktiviteti i punës në bujqësi në Bashkimin Evropian është rritur me 13 për qind në vitin 2022, ka njoftuar Shërbimi Statistikor Evropian Eurostat, bazuar në të dhënat e para paraprake nga Llogaritë Ekonomike Bujqësore (EAA).
Kjo rritje u stimulua më së shumti nga rritja e theksuar e çmimit të produkteve bujqësore.
Prishja e pazareve
Presionet e jashtëzakonshme inflacioniste shënuan vitin.
Ato janë rezultat i problemeve të zinxhirit të furnizimit që filluan me pandeminë e koronavirusit, si dhe të luftës në Ukrainë që ndërpreu furnizimin me energji, duke vënë në pikëpyetje disponueshmërinë e shumë inputeve bujqësore (veçanërisht plehrat) dhe tregtinë e disa produkteve bujqësore./Lajmi i plotë.