Ministria e Kulturës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kanë vepruar sipas zotimeve të Qeverisë lidhur me çështjen e juridiksionit të Sallës Universale. Ministrja Bisera Kostadinovska Stojçevska tha sot se kryetares Danela Arsovska i janë dërguar informata për gjendjen e Sallës Universale.
“Deri më sot nuk kemi marrë asnjë reagim. Më duhet të apeloj dhe të përmend se Qyteti i Shkupit është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin “Kryeqyteti i Kulturës Evropiane” për vitin 2028 dhe për këtë problem apeloj për zgjighje të Sallës Universale, sepse është Salla Universale ajo që paraqitet si aplikues në atë konkurs, me çka do të inicioj një takim të ri me kryetaren Arsovska dhe bashkë me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Kulturës dhe Qeverinë të punojmë në atë aplikacion dhe program, sepse është në interesin tonë kombëtar”, tha Kostadinovska Stojçevska./Lajmi i plotë.