Maqedonia e Veriut është aktive në lidhje me nismën “Ballkani i hapur”, tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, duke komentuar projektet në këtë fushë që realizohen përmes kësaj iniciative.
“Ministria e Kulturës do të organizojë një takim lidhur me marrëveshjen e fundit të nënshkruar të bashkëpunimit në kinematografi dhe punëve audio-vizuale. Gjithashtu, në kuadër të “Ballkanit të hapur” pati disa vizita në operat e Shkupit dhe Beogradit, kështu kemi bashkëpunuar së bashku në festivalin “Ruti”, po ashtu edhe në iniciativa të tjera si shkëmbimi i ansambleve nga Teatri i Dramës në Teatrin Kombëtar të Beogradit”, tha ministrja në konferencën e sotme për shtyp kushtuar propozim-buxhetit për vitin e ardhshëm.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për hapjen e qendrave kulturore dhe informative në Shkup dhe Beograd, Kostadinovska Stojçevska tha se ligji për ratifikimin është në procedurë parlamentare dhe se po punohet intensivisht për gjetjen e hapësirës së përshtatshme në të dy qytetet për hapjen e qendrës kulturore dhe informative sa më shpejtë.