Emisari I posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intervistën e fillim dhjetorit për Këshillin Atlantik, duke u prononcuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat. Eskobar shton se me Maqedoninë e Veriut, Evropa do të fitojë një aleat të madh, duke marrë parasysh se vendi është anëtar i NATO-s
Eskobar: RMV-ja shembull se si u përball me sfidat
“PARTITË NACIONALISTE JANË MË TË KORRUPTUAR”
Emisari I posacëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në intervistën e fillim dhjetorit për Këshillin Atlantik, duke u prononcuar për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat. Eskobar shton se me Maqedoninë e Veriut, Evropa do të fitojë një aleat të madh, duke marrë parasysh se vendi është anëtar i NATO-s
Zv/Ndihmësi Sekretar Shtetëror I SHBA-së, Gabriel Eskobar, vlerëson se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vetëdijshëm se e ardhmja e tyre është në BE. Në intervistën dhënë në fillim të dhjetorit për Këshillin Atlantik, sic percjell KlanM, ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut është shembull se si është përballur me sfidat, duke aluduar në veton bullgare dhe kërkesën për hapjen e Kushtetutës.
“RMV-ja me kandidaturën është shembull në rajon. Gjithmonë e them se në rajonin përplot me raporte ndëretnike dhe menaxhime multietnike, RMV-ja del si një shembull shumë I mirë si shtet multietnik qytetar dhe shërben si shembull i mirë për vendet tjera që përballen me cështjet e njëjta. Gjithashtu, ata bënë gjithcka, realizuan të gjitha reformat, që të hapet dera e parë e negociatave aderuese. Për këtë shkak besoj se kjo Qeveri ka vullnet, se qytetarët e RMV-së kanë kapacitetin për ta bërë atë që duhet, që të bëhen anëtare fuqiplotë e BE-së” – tha Gabriel Eskobar – diplomat amerikan.
Diplomati amerikan, sic njofton KlanM, megjithatë, vlerëson se problemi më I madh në rajon është korrupsioni, për cka fajtor janë partitë nacionaliste, që sipas tij, janë më të korruptuarit.
“E dini se korrupsioni është problemi më I madh për rajonin, nacionalizmi dhe rivaliteti etnik janë vetëm maskë për këtë. Është e qartë se partitë që janë më nacionaliste në rajon, janë edhe më të korruptuar. Ky është fakt. Këtë nuk e thotë vetëm qeveria amerikane, por edhe organizata të pavarura si Transparency International dhe disa organizata të sektorit civil evropian, si dhe organizata vendore të shoqërisë civile” – deklaroi Eskobar.