Komisioni Evropian do të ndajë 185.9 milionë euro në vitin 2023 për të financuar promovimin e produkteve bujqësore – ushqimore të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë nga Bashkimi Evropian.
Programi i punës për politikat promovuese për vitin 2023, të cilin Komisioni e miratoi pak ditë më parë, kontribuon në realizimin e prioriteteve politike të Komisionit Evropian për periudhën 2019-2024, dhe veçanërisht të strategjisë “nga tereni në tryezë”.
Projektet promovuese në vitin 2023 pritet të nxjerrin në pah dhe mbështesin produktet që janë në përputhje me objektivat si qëndrueshmëria e bujqësisë së Unionit, përmirësimi i mirëqenies së kafshëve dhe inkurajimi i konsumit të frutave dhe perimeve të freskëta dhe një dietë e shëndetshme dhe e qëndrueshme./Lajmi i plotë.